
“Dardanët” e nisën vitin 2022 me këmbë të mbarë pasi e mundën Burkina Fason 5:0 dhe barazuan me Zvicrën 1:1. Tash, fokusi i Kosovës është tek muaji qershor, ku e presin katër ndeshje të Ligës së Kombeve, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024
Ekipi kombëtar i Kosovës e nisi me këmbë të mbarë vitin 2022.
“Dardanët” ishin superiorë ndaj Burkina Fasos javën e kaluar, të cilën e mposhtën 5:0.
Ndërsa mbrëmë e bënë një tjetër paraqitje pozitive duke barazuar me Zvicrën në udhëtim, 1:1.

Goli i Milot Rashicës i gëzoi pa masë tifozët e shumtë shqiptarë që ishin të pranishëm në stadium në miqësoren që u cilësua si vëllazërore.
Me trajnerin e ri, Alain Giresse, Verdhekaltrit kishin pamje krejt tjetër për dallim nga viti 2021, i cili ishte dëshpërues për ta.
E tash, Milot Rashica me shokë tash po shikojnë përpara.
Ata janë të fokusuar tek Liga e Kombeve për Euro 2024, e cila do të nisë në muajin qershor.
Kosova e mësoi mbrëmë edhe kundërshtarin e tretë të grupit, që është Qipro, krahas Greqisë dhe Irlandës së Veriut.
Në fakt, muaji i qershive do të jetë i stër-ngjeshur për “Dardanët” pasi do t’i zhvillojnë plot katër ndeshje.
Më 2 qershor do ta vizitojnë Qipron e më 5 të atij muaji do ta presin Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Më pas, ekipi i Giresse më 9 qershor luan përsëri në shtëpi, ndaj Irlandës Veriore. E më 12 qershor e viziton Greqinë.
Ndeshjet e këtij muaji e kanë rritur optimizmin në taborin “Dardan” për ta siguruar kualifikimin historik në Euro 2024

Leave a Reply