Haxhiu ka ftuar Prokurorin e Shtetit të hetoj rritjen e çmimeve!

Spread the love

Haxhiu paralajmëron burgim deri 5 vite për ata që po kurdisin rritjen e çmimeve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare.


Haxhiu ka theksuar se kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë.


Ajo ka paralajmëruar se ata që kurdisin rritjen e çmimeve mund të dënohen me burgim deri 5 vite.


“Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sansksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.


Ajo ka ftuar Prokurorin e Shtetit, që bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore të përcaktuara, të ndërmarrë menjëherë veprime në përputhje me mandatin e tij, “kundër abuzuesve që po përfitojnë paligjshëm që me veprimet e tyre po dëmtojnë qytetarët e vendit tonë”.
PlusTv

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*