Osmani ngushëllon familjen e Rugovës, thotë se ai la pas një veprimtari të bujshme politike

Spread the love
Osmani ngushëllon familjen e Rugovës, thotë se ai la pas një veprimtari të bujshme politike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të Haki Rugovës, ish-kryetar i Komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribuues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e presidentes Osmani, raporton Zeri.info.

Osmani ka thënë se Haki Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet ’90. Ua përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për Haki Rugovën!”, përfundohet në telegramin e presidentes Osmani. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*