Qeveria kërkon nga NATO-ja të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për Rusinë

Spread the love

Kosova dëshiron të bashkohet me aleatët e saj, të cilët kanë mbyllur hapësirën ajrore për Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë sot se Qeveria ka kërkuar nga NATO-ja, e cila menaxhon hapësirën ajrore në Kosovës, që të mbyllet për fluturimet ruse, transmeton Zeri.info.

“Është aspekti që ne duam të qëndrojmë në anën e atyre që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore, është edhe simbolika e saj, qytetari i Kosovës nuk e ndien veten pjesë të koalicionit Serbi – Bosnjë, e cila thotë ‘le të kalojë Rusia nga ne’, madje e shtojnë qarkullimin ajror”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Ajo shtoj se Qeveria tashmë e ka dorëzuar kërkesën e saj në NATO dhe mbetet që vendimi të merret nga ta.

“Ne do të ngulim këmbë me KFRO-in dhe NATO-n që të zgjidhet kjo temë, por nuk është jona, nëse NATO-ja ka arsye që konsiderojnë se ju nevojitet hapësira jonë ajrore, atëherë ai është vendimi i saj, por ne si Qeveri duam të qartësojmë se ne kemi shprehur një kërkesë të tillë dhe kemi kërkuar mirëkuptim për kërkesën tonë”, tha kryediplomatja gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. /Zëri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*