Kërkesa e Mehajt për bazë të përhershme ushtarake amerikane, merr jehonë në mediat botërore

Spread the love

28/02/2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Mehaj ka thënë se këto kërkesa janë të bazuara në realitetin e krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Kjo kërkesë e ministrit Mehaj është pasqyruar në mediat ndërkombëtare.

Fillimisht agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka shkruar për kërkesën e Mehaj, e cila më pas bëri jehonë edhe në mediat tjera.

Reuters pasi ka transmetuar deklaratën e Mehajt, ka kujtuar se Amerika në Kosovë ka 635 ushtarë të cilët në kuadër të misionit të NATO-s ruajnë “paqen e brishtë” në këtë pjesë të Ballkanit.

Agjencia me bazë në Londër poashtu kujton se Kosova është rreshtuar krahë vendeve tjera perëndimore duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Mehaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ishte gati të ofronte ndihmë për çdo operacion ushtarak në Ukrainë, po të kërkohej nga Uashingtoni”, raporton tutje Reuters.

Pavarësia e Kosovës e shpallur në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht nga bota perëndimore, por ende nuk është njohur nga Serbia apo aleatja e saj tradicionale Rusia.

Katër anëtarë të NATO-s poashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*