Presidenti kroat tallet me Serbinë: Me çka do ta sulmojë Kosovën? Me pistoleta me ujë?

Spread the love

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i është drejtuar opinionit vendës në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai përsëriti se Ukraina nuk e ka vendin në NATO, ndërsa më pas iu kthye situatës në rajon.

“Udhëheqja serbe nuk di çfarë të thotë, ata janë si në prush”, tha ai.

“Beogradi po bën një lojë, po presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, kë do të sulmojnë? Kosovën? Me çka? Pistoleta uji?”, pyeti Milanoviqi, raporton Zeri.info.

“Dodiku? Me çka, me mbështetjen e kujt? Epo, aeroplanët rusë nuk mund të fluturojnë mbi shtetet anëtare të NATO-s”, shtoi ai dhe përfundoi:https://zeri.info/inarticle.html

“Ata janë ulur dhe po shikojnë se çfarë po ndodh. Ndoshta është koha që Beogradi të vendosë nëse do të anëtarësohet në BE. Nëse Vuçiqi e njeh Donbassin, atëherë njohja e Kosovës duhet të arsyetohet. Ata vetë erdhën në një rreth të vështirë, vicioz”. /Zëri

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*