
Sot në Bruksel është duke u mbajtur takimi i radhës i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Lajçaku, përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të ditur se me dy kryenegociatorët ka pasur diskutime intensive për një sërë temash konkrete.
“Diskutime intensive me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për një sërë temash konkrete po zhvillohen sot në Bruksel”, ka shkruar Lajçaku.
Lajçaku gjatë ditës ka takuar ndaras dy kryenegociatorët, ndërsa në orët e pasdites pritet të zhvillohet takimi i përbashkët me ndërmjetësim të Lajçakut. /Zëri
Leave a Reply