Nis tërheqja e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën

Spread the love

Trupat ushtarake ruse të vendosura në kufirin me Ukrainën kanë nisur që të tërhiqen nga garnizonet.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, duke theksuar se “trajnimet përgjatë kufirit kanë përfunduar”, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Me përfundimin e stërvitjeve ushtarake, si gjithmonë, marshimet do të kryhen në mënyrë të kombinuar në pikat e dislokimit të përhershëm”, ka thënë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

“Njësitë ushtarake në perëndim dhe jug që kanë përfunduar detyrat e tyre dhe tashmë kanë filluar ngarkimin e automjeteve hekurudhore dhe motorike dhe sot do të fillojnë të lëvizin në garnizonet e tyre ushtarake”.

Kjo është shenjë se situata në mes të Rusisë dhe Ukrainës do të depërshkallëzohet./Klan Kosova/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*