
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur një seancë e jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, e thirrur sot nga opozita. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se 40 deputetë e kanë thirrur këtë seancë, duke e dorëzuar kërkesën një orë më parë.
Konjufca tha se kurrë më parë nuk ka ndodhur që seanca e jashtëzakonshme të thirret dhe të caktohet menjëherë mbajtja e një seance të tillë, raporton Gazeta Express.
“Sot 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është dorëzuar vetëm para një ore. Kurrë nuk ka ndodh në Kuvendin e Kosovës që seanca të caktohet aty për aty, menjëherë të thirret. Mirëpo meqenëse kam shumë respekt për opozitën, po e bëjmë përjashtimin. Kështu që, fillojmë me seancë të jashtëzakonshme”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit tha se praktika e zakonshme është që seancat e tilla të thirren 24 orë përpara, duke marrë shembull vendet e rajonit.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po mungojnë në këtë fillim të seancës.
Leave a Reply