AKSIDENTOHET NË BULLGARI AUTOBUSI NGA KOSOVA

Spread the love

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bullgari, më saktësisht në unazën e Kyustendilit.

Media bullgare raporton se në autobusin që u aksidentua ishin 29 pasagjerë, nëntë prej tyre fëmijë.

Sipas struma.bg, rreth orës 04:30, një autobus me pasagjerë nga Republika e Kosovës ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru. Sipas të njëjtit medium, nga të dhënat fillestare, drejtuesi i kamionit është ndalur dhe ka dalë nga rruga për shkak të një peme të rënë.

Ata u transportuan në ambientet e bashkisë me ngrohje, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.

Për shkak të aksidentit është kufizuar përkohësisht qarkullimi në të dy drejtimet në rrugën Sofje – Pika kufitare Gueshevo, në zonën e kthesës për fshatin Skrinyano./KP/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*