Arsim Zuka emërohet Avokat i Përgjithshëm Shtetëror

Spread the love

Avokatura Shtetërore si mekanizëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike të Kosovës, tani e tutje do të drejtohet nga vitiasi Arsim Zuka. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka emëruar Zukën si Avokat të Përgjithshëm Shtetëror, raporton PlusTV.

Lajmi është konfirmuar për Plus TV edhe nga vetë Zuka, i cili këto ditë pritet të merr detyrën në mekanizmin me rëndësi të madhe për mbrojtjen e interesave shtetërore.

Zuka e zëvendëson në këtë pozitë Sami Istrefin, Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror të cilit i ka skaduar mandati të martën. Vendimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, hyn në fuqi nga e mërkurja e 29 dhjetorit. /PlusTV/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*