![Pjesëmarrje e ulët në protestën kundër reduktimeve të rrymës [foto]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2021/December/27/auto_264864191_454523709523993_1924398739832202739_n1640609646.jpg)
Një numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar sot para objektit të KEDS-it në Prishtinë pas krizës me energjinë elektrike, ku si pasojë këto ditë ka pasur edhe reduktime të rrymës.
Përmes kësaj proteste, organizatorët po kërkojnë energji elektrike 24 orë në shtatë ditë të javës dhe shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas tyre, KEDS-i s’po i përmbahet kontratës, duke kërkuar që t’i kthehet shtetit.
“Kjo protestë i ka tri kërkesa kryesore, që ndërlidhen me atë që duam rrymë 24/7, që është e paraparë edhe me kontratën e KEDS-it, kontratë të cilës KEDS-i nuk po i përmbahet dhe s’po jep llogari për atë se çka është duke ndodhur”, ka thënë Liridona Sijarina, njëra nga organizatorët e protestës.
Pas protestës para KEDS-it, protestuesit kanë marshuar drejt objektit të Qeverisë. /Zëri
Leave a Reply