“Boll ma”, gastronomët kërkojnë lirimin e masave, paralajmërojnë protesta më masive

Spread the love

Gastronomët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar masat Anti-COVID.

Ata kërkuan nga qeveria që të zgjatet orari i punës deri në orën 01:00, të lehohet puna në sallat e dasmave, të bëhet subvenvionimi i punëtorëve që nuk kanë punuar që 600 ditë e të shtyhet pagesa e afateve të kredive.

Me këtë rast, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit , Hysen Sugojeva ka deklaruar se qeveria ka marrë masa pa u konfultuar me ta.

“Për t’i shmangur protestat i jemi drejtuar Qeverisë disa herë, por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Përderisa pushtetarët po mbajnë  darka lame, fushata politike me mbi 1 mijë njerëz duke zgjatur orarin të vendosur vetë ata, dhe neve nuk na lejohet të punojmë, ku është e drejta këtu. Edhe pse jemi në përparësi me procesin e vaksinimit, 60.01% të popullsisë të vaksinuar me dy doza,66 % e nga një dozë pra po thuajse jemi të imunizuar”, ka thënë ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*