
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.R., për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Rasti ka të bëjë me një arsimtar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një nxënëseje dhe më pas videoja e këtij momenti kishte dalë në media, raporton “Zëri”.
Prokuroria e përshkruan kështu rastin e ndodhur në fillim të këtij muaji.
“I pandehuri H.R., më 01 nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplas në karrige”.
Leave a Reply