Shkruan Enver D. Halili
NA KTHENI KOHËN MBRAPA
( Dedikuar dy legjendave të futbollit tonë që ikën në amshim para 32 vite, Favzi Ramës e Faton Domit)

Na ktheni kohën mbrapa, me kohën edhe lumturinë tonë.
Jo shkaku i rinisë, po për shkakun e emocioneve, që na krijonin në fushë futbolli, Favziu e Fatoni me bashkëlojtar, që na ka mbetur vjerur ajo kohë, kohë që do të dëshmoj se floktë na janë zbardhur, e rrudhat na janë shtuar së bashku me nostalgjinë e dhimbjen.Iku loja e futbollit me zemër, e ne jemi në një kohë tjetër.
Në kohën kur pas 32 viteve Rora e Kryemadhi udhëtojnë nëpër parajsë, në heshtje e pa u vrejtur, por krenar.
E di se jeni gëzuar kur ju erdhi kapiteni, dhe krijuat trion fantastike të Gjeneratës së Artë të KF Prishtinës.
Kapiteni ju ka rrëfyer se Futbolli Kosovës ka bërë emër tani në gjithë botën, dhe se nuk keni nevoj më të lotoni, sepse njeriu i lëkundi kufinjtë e futbollit tonë.
Lëkurat tona ende rrënqethën kur kujtojmë kur ngritej i tërë stadiumi në këmbë, besoj se ende e ndëgjoni këngën e besës sonë Besa -Besë, e jehonën e EHO-s së famshme që dridhte e frigonte tërë shtetin artificial të asaj kohe.Atëherë njerëzit brohoritnin e ju admironin juve Faton e Favzi.Tani kur ju kujtojnë i pijnë lotët e tyre. Ishit futbollist që tregonit vallëzim e poezi në ndeshje , i jepnit lojës aromë estetike, dhe e bënit futbollin më të madh se futboll për NE, në atë kohë pa kohë !Me vallëzimin futbollistik ju na mahnitnit , e ushqenit zemrat tona Dardane.
Favziu i jepte ritëm futbolllit, e futbolli ishte magji e krenari për kombin tonë.Rora i qetë, i sigurt , e futbollist me vizion, Model i Futbollistit Bashkohor.Favziu Luani jonë në fushë, edhe kur luante i plagosur ( lënduar) ishte Luan, ishte futbollist me karakter të çeliktë, e guxim të pashoq, të driblonin luani duhej tė ishin dyherë luan , futbollistët kundërshtar.
Këtyre dy legjendave që derdhën shumë djersë, e u sakrifikuan mjaftë, e na dhanë shumë emocione , popullit nuk i gjason t‘i harroj, sepse Heronjtë ndoshta mund të harrohen disa, por Legjendat kurrë nuk vdesin. Ku ishte ritmi, aty flenin edhe rimat, këta dy në stadium me ritmin e tyre shkruanin vargjet më të bukura futbollistike, lojrat e tyre zbukuronin poemën, që shkruhej mbi bar.Ishin asistues e realizues, qendërmbrojtës, e qendërsulmue të fshehur,mesfushor e mbrojtës krahu ishin gjithçka ishin Alfa e Omega , e shpirti i skuadrës.
Favziu e Fatoni erdhën të qetë e në heshtje, u futen në legjendë. KF Prishtinës dhe Kosovës i duheshin në atë kohë Rama e Domi , po edhe Favziut e Fatonit i duhej KF Prishtina për ta krijuar „ Poemën e Historisë“ inkuadrimin në Ligën e Parë të artificial YU.
Tani lulet qëndrojnë në ujin e qetë pranë varreve të tyre, nëse nuk shikojmë në Qiell për t‘i përshëndetur Dielli kurrë nuk do të dali nga retë për të na ngrohur.
Leave a Reply