Chelsea përforcon pozitën e parë, mposht Leicester

Spread the love

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Leicester Cityt dhe Chelseat, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të Premier Ligës angleze.

Kampioni evropian Chelsea e ka mposhtur skuadrën e Leicester Cityt si mysafirë me rezultat 3:0.

Fillimisht, ishte mbrojtësi Antonio Rudiger ai i cili e zhbllokoi rezultatin për Chelsean, duke shënuar në minutën e 14’ për 1:0.

Epërsinë e dyfishoi mesfushori Ngolo Kante me një gol të bukur jashtë zonës së 16 metërshit në minutën e 28’ të ndeshjes.

Golin e tretë për Chelsean dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi amerikani Christian Pulisic, i cili shënon në minutën e 71’ për 3:0.

Me këtë fitore, Chelsea përforcon pozitën e parë në Premier Ligë, ku pas 12 ndeshjeve ka arkëtuar 29 pikë, gjashtë sosh më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Manchester City dhe West Ham United.

Në anën tjetër, Leicester City zë vendin e 12 në tabelë me gjithsej 15 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Everton në vendin e 11 dhe Crystal Palace në të 10.

Rezultati final i ndeshjes është 3:0 në favor të Chelseat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*