Nervoz pas takimit me Kurtin, Vuçiq e poshtëron Petkoviqin

Spread the love

Pas takimit të se hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, nuk ka mundur ta fshehë nervozizmin. E, në tërë këtë nervozë të Vuçiqit, viktimë ishte Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar gazetarëve, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një moment është ndalur, me ç’rast Petkoviq, deshi t’i pëshpëriste, por reagimi i Vuçiqit ishte poshtërues për vartësin e tij.

Derisa po tregonte se çfarë kishin biseduar gjatë takimit me Kurtin, Vuçiq në një moment u ndal dhe po mendohej. Prandaj Petkoviq deshi ta ndihmonte, duke i pëshpëritur, por kjo nuk i pëlqeu shefit të tij dhe e bëri të skuqej para kamerave drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Kurdo që mendon se nuk me kujtohet, ose ndalem për një sekondë, mendo dy herë nëse e di ose jo”, tha Vuçiq, duke ia tërhequr vërejtjen Petkoviqit për shkak të pëshpëritjes, transmeton Telegrafi.

Të hënën, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi ishte i dyti me radhë midis Kurtit dhe Vuçiqit.

Por, në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kurti tha se në takim me Vuçiqin ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.

“Për mua kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, tha Kurti, pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*