Shqiptarët fitojnë mbi 28 deputetë në Maqedoninë e Veriut, vetëm BDI mbi 100 mijë vota

Spread the love
Shqiptarët fitojnë mbi 28 deputetë në Maqedoninë e Veriut, vetëm BDI mbi 100 mijë vota

Partitë shqiptarë kanë fituar mbi 28 deputetë sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Metro.

Partia fituese nga ana e shqiptarëve dhe që ka marrë vota më së shumti është ajo e Bashkimit Demokratik për Integrim që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

BDI ka fituar mbi 100 mijë vota në zgjedhjet parlamentare dhe ka fituar në të gjitha zonat zgjedhore si partia e parë shqiptare.

“Mbi 100.000 vota dhe fitore në të gjitha zonat zgjedhore! Urime të dashur qytetarë, kjo fitore është ngadhnjim i vullnetit tuaj”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Gazeta Metro.

Sipas rezultateve jo zyrtare, BDI do të ketë 14 deputet, ndërsa lufton edhe për të 15 në zonën e pestë zgjedhore, pas saj vjen Koalicioni mes Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës që do të këtë 12 deputet, Partia e Majtë me 2 deputetë dhe PDSH’ja e Menduh Thaçit 1 deputet.

Partia fituese në Maqedoni është LSDM’ja që udhëhiqet nga ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev, e cila prin me 36.54 për qind të votave dhe ku ka shpallur fitoren.//gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*