Nga nesër rezultatet për të infektuarit, të shëruarit dhe të vdekurit nga COVID-19 do të publikohen në orën 15:00

Spread the love

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga nesër, informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive, si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të jepen në orën 15:00, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë.

“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*