Raportohet se intervistimi i presidentit do të nis në ora 13:00

Spread the love

13/07/2020

Presidenti Hashim Thaçi sot do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me akuzat për krime lufte.

Disa media njoftojnë se intervistimi i  presidentit do të nis në ora 13:00.

Avokat i Presidentit Thaçi është zyrtari i lartë i ish-presidentit Amerikan, George Bush

Ai ka mbërritur në Hagë dje, ndërsa paraprakisht Thaçi tha se sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Dhomave të Specializuara, edhe ai i është përgjigjur njësoj.

“Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara, por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë”, deklaroi dje presidenti.

Në ditën kur Thaçi do të jep deklaratën në Hagë para organeve të drejtësisë, një kosovar nga diaspora ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritet të intervistohet presidenti, derisa, dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të dhomave të specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale./GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*