Policia po ndal qytetarët që s’kanë maska nëpër Prishtinë

Spread the love

13/07/2020

Pjesëtarë të Policisë po i ndalojnë qytetarët në sheshet e Prishtinës, duke u kërkuar atyre që të vënë maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Mbajtjen e maskave nga ana e qytetarëve, në terren po e mbikëqyr edhe Inspektorati komunal i Prishtinës

Sot, drejtori i Policisë, Reshat Qalaj, tha në KTV se ditët në vijim së bashkë me inspektorët do të informohet publiku për nevojën e mbajtjes së maskave, ndërsa disa ditë më vonë, do të nisë edhe shqiptimi i masave ndëshkuese.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*