Kosova Women 4 Women dhe Qendra Rinore në Viti filluan Trajnimet për Fotografë

Spread the love

Sot në ambientet e restaurant Lindi i Ri, Organizata ,,Kosova Women 4 Women” në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Viti, kanë filluar trajnimin e grupit të parë për fotografë.

Besa Kasneci nga Organizata Kosova Women 4 Women, tha se është e befasuar me numrin e të interesuarve për pjesmarrje në këtë trajnim, e sidomos pjesmarrjës së femrave.

Ajo shprehi gatishmeri për bashkëpunime në të ardhmën edhe në lëmi të tjera.

Donjeta Nijazi Sadiku nga ,,Qendra Rinore” në Viti ,pasi përshëndeti të pranishmit në këtë takim ajo tha, se jemi munduar ta zgjedhim trajnerin më të mirë për të ju aftësuar, dhe se në të ardhmen do mundohemi te u sigurojmë edhe punë nëpër produksione apo organizata që kanë nevoj për fotografi.

Trajneri i këtij trajnimi Selajdin Osmani nga ,,Produksioni Filmik Rino Art” ditën e parë pos njoftimit me antarë, ai u spjegoi nga kush u shpik fotografia, vështirësit dhe si u zhvillua deri me sot .

Ky trajnim me këtë grup do të mbahët për 10 ditë me radh ku pastaj, do fillojnë edhe grupe tjera. Art Lajm

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*