Pas 2 ditëve, Fikret Shatri e mbyll me sukses vrapimin nga Prishtina në Tiranë

Spread the love
Pas 2 ditëve, Fikret Shatri e mbyll me sukses vrapimin nga Prishtina në Tiranë

Atleti i njohur nga Kosova, Fikret Shatri, ka mbyllur me sukses maratonën historike nga Prishtina në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.


Ish basketbollisti ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga Sheshi Skënderbeu në Prishtinë dhe sot në ora 15:30 ka arritur në Sheshin Skënderbeu në Tiranë.

Vrapi i Fikret Shatrit është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”, teksa ai ka regjistruar 257 km vrap dhe ecje.

Shatri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, derisa falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi historik.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit” – tha Shatri.

Ndryshe, një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*