E konfirmon UEFA, po punohet që Champions dhe Europa League të luhen me tifozë

Spread the love

Aleksander Ceferin presidenti i UEFA-s, ndez dritën jeshile që Final 8 në Champions League dhe Europa League në program për t’u zhvilluar në muajin gusht respektivisht në Portugali dhe Gjermani, të luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh dhe jo me stadiume të boshatisura.

Ndeshjet e mbetura të Champions u shtynë për gusht pas ndërprerjes së futbollit në mars, për shkak të COVID-19, që paralizoi gjithë botën.

Tashmë kanë nisur ligat, por pa praninë e tifozëve.

Megjithatë ka shpresa që tifozët të kthehet në stadiume në ndeshjet e gushtit.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez”, u shpreh numri njw i UEFA-s.

“Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik”.

“Ne do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje, edhe nëse është e trishtueshme ta mendosh që ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian mund të luhen në stadiume të boshatisura”. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*