Vdes një 82-vjeçare nga Komuna e Vitisë si pasojë e coronavirusit

Spread the love

Vdes një 82-vjeçare nga Komuna e Vitisë si pasojë e coronavirusit

Procesi i votimit ka filluar nëpër të gjitha qendrat e Vitisë

Në Komunën e Vitisë, është shënuar viktima e parë si pasojë e coronavirusit, raporton Plus Televizion.

Dje në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja me inicialet S.R., 82-vjeçare nga fshati Skifteraj, e cila përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje shoqëruese.

Lajmin e ka konfirmuar infektologu, Arben Vishaj, pasi pacientja ka disa ditë që po trajtohej në Infektivë në Prishtinë, meqë ishte konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në Viti nga shtabi emergjent, kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat që ceremonia e varrimit të kryhet në siguri të plotë pa rrezikuar personat e tjerë nga infeksioni.

Në Komunën e Vitisë, aktualishtë janë 32 raste aktive ku prej tyre 11 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ndryshe, në rajonin e Anamoravës në total numri i rasteve aktive me coronavirus është rreth 100./PlusTV

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*