Merita Sahiti me QK “Anamorava”, fitoi çmimin prestigjioz në festivalin virtual kombëtar “Anadrini Folk”- 2020

Spread the love
Merita Sahiti me QK “Anamorava”, fitoi çmimin prestigjioz në festivalin virtual kombëtar “Anadrini Folk”- 2020

Edhe kësajë here si gjithmonë, këngëtarja nga Vitia, Merita Sahiti Selishta me QK”Anamorava” në Festivalin e parë Virtual Kombëtar ANADRINI FOLK 2020 dhe fitoi Çmimin Prestigjioz “Nexhmije Pagarusha” si dhe u zgjodh si Solistja më e mirë e Festivalit.

SHOQATA KULTURORE ARTISTIKE ANADRINI

FESTIVALI I PARË VIRTUAL KOMBËTAR I FOLKLORIT ANADRINI FOLK 2020

FITUESIT E FESTIVALIT

Në bazë të vlerësimeve të programit garues të festivalit të parë virtual kombëtar të foklorit Anadrini Folk 2020, nga Juria profesionale e festivalit, me përbërje; Dilaver Kryeziu – kryetar, Ermir Dizdari, Artan Ibërshimi, Ukë Xhema, Fahredin Spahija, Sami Piraj, Jeton Pustina, Zymer Neziri, Shefki Salihu, Bebi Dobi, Vahit Kuçaj dhe Baki Xhaferi, fituesit e këtij edicioni të festivalit.

Çmimi “Nexhmije Pagarusha” (për solisten më të mirë të festivalit) . E fiton; QK “Anamorava”, Merita Sahiti – Selishta – Viti.
Duke besuar në cilësinë profesionale të vendimeve të Jurisë profesionale, uroj dhe shpresoj që të ndahen të kënaqur me vlerësimin, si artistët pjesëmarrës ashtu edhe përcjellësit e festivalit Anadrini Folk 2020.

Ju njoftojmë se një videokronikë e zgjeruar, do të vjen ditëve të ardhshme, ku do të pasqyrohet puna e Jurisë profesionale më 25 qershor 2020 dhe vlerësimet e tyre për festivalin e parë virtual kombëtar të folklorit Anadrini Folk 2020.

Festivali Anadrini Folk 2020
Xhafer Bytyqi – drejtor
25 qershor 2020. Info Plus & Plus Tv

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*