Shërohen 39 pacientë të tjerë-Edhe 52 raste të reja me koronavirus në Kosovë —

Spread the love

Shërohen 39 pacientë të tjerë-Edhe 52 raste të reja me koronavirus në Kosovë —

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.268.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 302 mostra, prej të cilave 52 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste, komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 39 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

Sot më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 302 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 13 raste,

komuna e Mamushës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste,

komuna e Gjilanit 3 raste,

komuna e Skenderaj 2 raste

dhe me nga 1 rast komunat: Mitrovicë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Sot më 23 qershor 2020, janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 9.268.966 raste të COVID-19 dhe 476.376 raste të vdekjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*