Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti pjesë e misioneve paqësore të NATO-s

Spread the love

Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti pjesë e misioneve paqësore të NATO-s

21.06.2020

Në 21- vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar me ushtrinë e Kosovës, e cila, sipas tij, së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë.

Në marrëveshjen e 21 qershorit, të nënshkruar nga Udhëheqësi i atëhershëm politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnanti Mike Jackson, ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Hashim Thaçirreth një orë më parë

Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë. HTH

Fotografia e Hashim Thaçi
Fotografia e Hashim Thaçi
Fotografia e Hashim Thaçi

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*