Viti: “EULOC” prezantoi hulumtimin mbi buxhetimin gjinor nga qeverisja komunale

Spread the love

Viti: “EULOC” prezantoi hulumtimin mbi buxhetimin gjinor nga qeverisja komunale

20.06.2020

Në një tryezë të organizuar nga Organizata për Reforma Lokale, “EULOC”, në Viti, është prezantuar hulumtimi i raportit me rekomandime në kuadër të projektit “Promovimi i buxhetit të drejtë gjinor nga qeverisja komunale në Viti”.

EULOC në Viti mbajti një tryezë me zyrtarët komunal , mediat lokale shoqërinë civile etj., në kuadër të së cilës paraqiti rezultatet e anketimit nga hulumtimi i bërë, si dhe rekomandimet nga trajnimet e mbajtura përgjatë 5 muajve të zbatimit të projektit ”Promovimi I Buxhetimit të drejt gjinor nga qeverisja komunale në Viti” të financuar nga European Union for Kosovo ( Bashkimi Evropian për Kosovën) mbështetur përmes Rrjetit të Grave të Kosovës, zbatuar nga Organizata për Reforma Lokale – EULOC në Viti.
Në panel diskutues dhe prezantues ishin Florim Brahimi ( Drejtor ekzekutiv I organizatës EULOC) Latife Neziri ( Trajnere e Organizatës në këtë projekt) si dhe Melihate Osmani ( Menaxhere në organizatën EULOC)
Rezultatet nga Hulumtimi u prezantuan nga Florim Brahimi ku u paraqitën në formë grafike dhe me përqindje të gjeturat nga anketimi I bërë në 11 fshatra të Komunës së Vitisë.
Poashtu konkluzionet dhe rekomandimet nga trajnimet e mbajtura u paraqitën përmes trajneres Latife Neziri.
Në këtë takim prezent ishte edhe Kryetari I Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, i cili ndër të tjera përgëzoj për punën dhe hulumtimin, ku shprehu vullnetin politik që rezultatet dhe rekomandimet e dalura të adresohen tek Kryetari I Komunës.

Rekomandimet dhe Rezultate e Hulumtimit do të dërgohen në formë zyrtare tek kryetari I Komunës së Vitisë dhe organet përgjegjëse të administratës. Poashtu do të publikohen në faqen e https://www.facebook.com/EulocViti/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*