Vdekja e dy fëmijëve në liqenin artificial në Milloshevë, detajet

Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Dy fëmijë kanë vdekur, pasi kanë rënë në liqenin artificial ku kishin shkuar për t’u larë. Gazeta Express ju sjell detaje nga tragjedia në Milloshevë.

Kishin shkuar për t’u larë në liqenin artificial të fshatit.

Ishin bashkë tre fëmijë, por argëtimi i tyre u ndërpre në momentin kur u hodhën në ujë. Dy prej tyre vdiqën si pasojë e zhytjes në këtë liqe.

Një banor i fshatit ka provuar t’u dalë në ndihmë, duke e nxjerrë kështu njërin prej fëmijëve. Derisa tjetrin nuk ia kishte dalë ta nxirrte.

Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në orën 15:00 të mesditës së sotme.

Pas gati dy orësh kërkim, ekipet e kërkim shpëtimit të FSK’së kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të fëmijës së dytë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, deklaroi se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Policia ka pranuar informacionin se në një liqe artificial fillimisht tre fëmijë kanë shkuar për t’u larë dhe nga informatat e para dyshohet se dy fëmijë kanë hyrë dhe nuk kanë arritur të dalin. Një banor ka marrë veprime të menjëhershme ka arritur që njërin ta nxjerrë nga lumi. Është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por nga ekipet mjekësore është konstatuar se ka humbur jetën”, ka thënë Kelani.

Kelani tha se sipas informatave të deritanishme, fëmijët kanë lidhje familjare.

“Rreth orës 17:10 njësitë për kërkim shpëtim të FSK’së kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Kanë bërë të pamundurën që fëmijët t’i nxjerrin dhe t’i shpëtojnë, por fatkeqësisht dy fëmijë kanë humbur jetën dhe është konstatuar vdekja nga ekipet mjekësore. Informatat e para deri në këto momente janë se bëhet fjalë për fëmijë nga 9 deri në 12 vjeç, sipas këtyre informacioneve fëmijët kanë lidhje familjare”, ka deklaruar Kelani./GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*