Përfundon takimi Hoti-Lajçak: Qeveria e gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Hoti pas takimit ka thënë se janë të gatshëm për të rifilluar dialogun me Serbinë, transmeton Telegrafi.

“Jemi të gatshëm për një dialog që përfundimisht mbyllë marrëveshjen dhe çështjet e hapura që kemi me shtetin tonë fqinjë. Për një dialog që çon të njohja reciproke, dhe i hap Kosovës perspektiven euro-integruese  sikur çdo vend tjetër. Është marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin”, tha ai para mediave.

Hoti tha se është i kënaqur me mesazhet që Lajçk ka përcjellë sot dhe për interesimin që ai ka treguar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Tregova gatishmërinë tonë dhe jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi”, pohoi ai.

Hoti në fund të konferencës bëri të ditur se do të takohet edhe një herë me Lajçakun, për të biseduar për çështjet teknike rreth dialogut.

Ndërkaq, Miroslav Lajçk tha se takimi me Hotin ishte shumë produktiv dhe se Bashkimi Evropain është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës.

“Ky dialog i lehtësuar nga BE është duke hyrë në vitin e 10 dhe mbështetet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tashmë ka sjellë rezultate reale dhe pa dialog të lehtësuar nga BE-ja kjo nuk do të ishte e mundur. Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*