53 raste të reja me COVID-19 dhe shtatë të shëruar në Kosovë

Spread the love

53 raste të reja me COVID-19 dhe shtatë të shëruar në Kosovë

13.06.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur, se janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.

Këtë të shtunë po ashtu janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste.

Sipas institutit, nga 08 shkurt deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.437 raste, me gjithsej 32 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK  thotë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome, njofton Telegrafi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*