Gazmend Muhaxheri s’është dorëzuar, synon të bëhet shef i LDK’së

Spread the love

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur edhe për garën e brendshme brenda LDK-së dhe pozicionin e tij në këtë proces.

Ai është pyetur se nëse do të kandidonte Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së a do ta mbështeste ai atë.

Kryetari i Pejës është përgjigjur duke thënë se varësisht se kush do të jetë në garë për kreun e LDK-së do të votojë.

“Ndoshta unë jam kandidat, e në këtë rast si do ta votoj Vjosën”, është shprehur Muhaxheri në Rtv Dukagjini.

I pyetur nëse ka pretendime për kryetar të partisë, Muhaxheri është përgjigjur: “Si nuk kam ambicie kur kam ardhur në pozitën e nënkryetarit të partisë. Kam pasur pretendime edhe për kryeministër”, është shprehur Muhaxheri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*