A po rrezikohet Vitia nga rikthimi i coronavirusit me t’u rritur rastet në Maqedoninë e Veriut

Spread the love
A po rrezikohet Vitia nga rikthimi i coronavirusit me t'u rritur rastet në Maqedoninë e Veriut

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ditëve të fundit po shqetëson edhe matan kufirit, shkruan Faxpress.

Në Kosovë, konkretishtë në komunën e Vitisë, që është zonë kufitare me këtë shtet, janë ngrit shqetësime se virusi mund të bartet edhe këndej, pasi që ka vitias që kanë lidhje familjare me shqiptarë që jetojnë në fshatrat e Maqedonisë së Veriut.

Banorët e zonës kufitare janë më të rrezikuar nga përhapja e coronavirusit ndonëse komuna e Vitisë ka gati një muaj që kur më nuk ka raste të reja me covid-19 pas shërimit të atyre që ishin infektuar me herët.

Shqetësime se mund të bartet infeksioni nga kontaktet mundshme, i ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familajre në Viti, Vjollca Kadolli.

Ajo tha se virusi mund të rikthehen pasi që qarkullimi i pakontrrolluar i banorëve mes dy shteteve përbën rrezik që të ketë të infektuar, marrë parasysh situatën në shtetin fqinj.

Ajo ka apeluar tek të gjithë qytetarët që mund të ketë kontakte të dyshimta nga kalimet ilegale të lajmërohen tek institucionet shëndetësore të Vitisë dhe, sipas saj, ekipa mjekësore do të bëjnë kontrollat e nevojshme në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Kurse, komandanti i Policisë në Viti, Afrim Haliti, tha se nuk kanë ndërmarr masa shtesë por janë duke u zbatuar ato që janë të parapara sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Ai shtoi se situata është nën kontrollë, dhe sipas tyre, është në mbikqyrje edhe zona kufitare ku mund të ketë lëvizje të banorëve të dyshimtë.

Ndersa, burime tona kanë konfirmuar se ka kalime ilegale të banorëve që merren edhe me tregti ilegale në zonën kufitare të Vitisë me këtë shtet.

Sipas burimeve të njëjta, kontaktet janë edhe mes banorëve të zonës kufitare që merren edhe me punimin e tokave bujqësore çka përbën rrezik të infeksionit nga covid-19./faxpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*