Vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve në Artanë

Spread the love

Në minierën e Artanës po vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve që humbën jetën sot tragjikisht.

Pritjet për të pasur rezultate në gërmime janë shumë të vogla, pasi që ka një gur masiv që po e bën të vështirë nxjerrjen e trupave, ndonëse ata po shihen nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Fatmir Gërguri, kryeinspektor i minierave, shpreson që nxjerrja e trupave të pajetë të dy minatorëve të ndodhë sot. Ai megjithatë e pranon se nxjerrja e tyre është mjaft e vështirë.

“Në horizontin e pestë, në një shembje të një guri të rëndë, na kanë mbetur të vdekur dy minatorë. Jemi duke bërë çmos për të arritur t’i lirojmë. Janë të qasshëm, shihen, por nxjerrjen e viktimave e kemi ende shumë të vështirë”, tha Gërguri .

Haki Arifi dhe Idriz Gërbeshi mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm në minierën e Artanës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*