SKANDALOZE: Komuna e Vitisë ju dha miell pa cilësi dhe të lirë familjeve në nevojë

Spread the love
VITIA - SkyscraperCity

Mbi 1 mijë familje në nevojë nga komuna e Vitisë, kanë përfituar pako ushqimore në këtë kohë të pandemisë nga ana e komunës. Në mesin e gjerave ushqimore që kanë marrë me pakon emergjente, janë edhe mielli 50 kg. Por në shpërndarjen e ketyre ndimave janë raportu shumë parregullsi. Familjet në nevojë nuk janë të kënaqur, ndersa janë anku duke thënë se mielli që kanë marr është i prishur, i cilësisë më të ulët.

Këte shqetsim e kanë ngrit dje në Kuvendin Komunal edhe këshilltarët Ekrem Abazi, dhe Vehbi Rama nga AAK-ja. Ata treguan se disa familje janë anku se miellin nuk po mund ta përdorin për gatim të bukës pasi është i papërdorshëm dhe jo i mirë. Këshilltarët në fjalë kanë akuzu komunën se u kanë dërgu familjeve në nevojë miellin e cilësisë më të ulët në tregë dhe të lirë. Ata kanë kërku komunës pëgjegjësi duke thënë se kjo është skandaloze se si komuna po luan me familjet e varfra ne ketë kohë pandemie.

Këshilltarët kanë akuzu komunën edhe për tenderin e pakove ushqimore, duke thënë se procedurat e tenderit kanë shkuar sipas interesave të partisë në pushtet me qmim më të shtrenjtë në tregun vendor.

Përfaqësuesit e komunës kanë heshtur për cilësin e miellin që u kanë dërguar familjeve në nevojë. Komuna nuk ka treguar cilësin e produkteve të pakove ushqimore e as të miellit duke lënë shumë dyshime./artlajm/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*