100 dështimet e Kurtit që i përmendi PDK – në qeveri thonë se s’kishte fakte

Spread the love

100 dështimet e Kurtit që i përmendi PDK – në qeveri thonë se s’kishte fakte

PDK’ja sot i ka numëruar 100 dështime Qeverisë Kurti. Për këtë çështje, ka reaguar zëdhënësi i këtij institucioni, Përparim Kryeziu, raporton Gazeta Express.

Ai ka kritikuar PDK’në për gabime në shkrimin e 100 dështimeve.

“Janë dy përfundime që unë i nxjerri nga këto rreshta që i kanë shkruar, nuk kishin pikë në fund, pa kuptim fjali dhe kishte gabime teknike që flet për vëmendjen edhe interesimin që kanë ata. Shumica e tyre ishin interpretime të tyre e asnjëra nuk ishin faktike”, ka thënë ai.

I njëjti ka përmendur edhe deklaratën e Ministrit në Detyrë të Financave, Besnik Bislimit për uljen e papunësisë.

“Ka qenë një keqinterpretim i qëllimshëm pasi që ministri Bislimi e ka sqaruar e sot e ka sqaruar edhe kryeministri. Duhet të përshëndetim faktin që një qeveri në detyrë në më pak se 40 ditë arriti që të formalizojë më shumë se 12 mijë punëtorë që deri më tani kanë funksionuar nëpërmjet sektorit jo formal.

Qeveri e përgjegjshme që ka caktuar prioritete, është institucion kushtetues i vetmi që ka pasur për qëllim të luftojë armikun e përbashkët të të gjithëve, pandeminë”, tha ai.

I pyetur për protestat si dhe nëse i përkrah ato, ai ka thënë se për këtë temë është deklaruar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri dha një deklaratë për këtë çështje, nuk kam çfarë të shtoj. Ai tha se ne nuk bëjmë thirrje sepse një gjë e tillë bie ndesh me atë se çka po urojmë”, ka deklaruar Kryeziu./GazetaExpress/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*