Raka për 11 mijë testet e Ejupit: Nuk i kemi parë që dy muaj, e ky është super lajm

Spread the love

Raka për 11 mijë testet e Ejupit: Nuk i kemi parë që dy muaj, e ky është super lajm

  • 10/05/2020 |
Raka për 11 mijë testet e Ejupit: Nuk i kemi parë që dy muaj, e ky është super lajm

Pas sigurimit të 11 mijë testeve për Covid-19 nga ana e Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, është deklaruar edhe mikrobiologu kosovar, Lul Raka, transmeton Gazeta Metro.


I ftuar në po të njëjtën studiu ku Ejupi bëri të ditur për këtë donacion, Raka u shpreh se këto teste i duhen Kosovës dhe që vendi s’ka pasur kaq shumë teste që nga fillimi i pandemisë.

“Njëmbëdhjetë mijë teste për Covid-19 nuk i kemi parë që dy muaj dhe ky është super lajm”, ka thënë Raka.

Ndërkaq, Ejupi këtë e ka deklaruar përmes një interviste televizive në Klan Kosova ku tha se janë 11 mijë teste, potencialisht deri më 20 mijë teste, teste këto që do të futen edhe në sport.

“E di se Kosova ka vështirësi sa i përket testimeve, kam qenë vazhdimisht në kontakt për punën e testeve. është vështirë të gjendet një test tani”, ka thënë Remzi Ejupi. /gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*