Biznesmeni Remzi Ejupi dhuron 11 mijë teste për Kosovë: Disa shkojnë edhe për sport

Spread the love

Biznesmeni Remzi Ejupi dhuron 11 mijë teste për Kosovë: Disa shkojnë edhe për sport

  • 10/05/2020 |
Biznesmeni Remzi Ejupi dhuron 11 mijë teste për Kosovë: Disa shkojnë edhe për sport

Kanë kaluar pothuajse dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë, ndërsa biznesmeni Remzi Ejupi ka bërë një gjest të madh duke dhuruar mijë teste për Kosovën Transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka dhënë një kontribut madhështor, duke dhuruar 11 mijë teste, potencialisht deri në 20 mijë teste, që do të futen në edhe në futboll.

“E di se Kosova ka vështirësi sa i përket testimeve, kam qenë vazhdimisht në kontakt për punën e testeve. Është vështirë të gjendet një test tani”, ka thënë Remzi Ejupi në Klan Kosova.

“Kështu që jemi angazhuar dhe doktor Lul Rakës mund t’ia jap lajmin se i kemi siguruar 11 mijë teste për COVID-19 për futbollin”, theksoi i pari i FC Prishtinës

Ai ka thënë se një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Jemi konsultuar me të gjithë, pa dashur të bëjmë ndonjë gabim. Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshëm”, theksoi ai.

“Edhe me dy afaristë të mëdhenjë që janë në Gjermani, do të arrijmë të sigurojmë rreth 20 mijë teste. Një pjesë e testeve kanë arritur, dhe pjesa e testeve arrinë më pas”, shtoi Ejupi.

Tutje, Ejupi, njëherit pronar i kompanisë ajrore “Eurokoha” ka thënë se për këto teste janë konsultuar me institicionet përkatëse, aty ku edhe do të dorëzohen testet. Jemi në konsultim me autoritetet shtetërore, dhe do ta presim verdiktin. Shpresojmë që garat të mbyllen në fushë dhe jo në tavolinë”, tregoi Ejupi.

“Ndarjen e testeve e kemi vetëm si lutje, por ne i dorëzojmë në instuticionet përkatëse, ne jemi vetëm donatorë që do t’i dhurojmë ato dy teste”, përfundoi ai./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*