Disa lokalitete në Viti serish shpallen vatra të infeksionit

Spread the love
Feri Arifi : Vitia si qytet i lashtë ishte te Gërrmi | Revista Drini

Ministria e Shëndetësisë serish shpallë lokalitetet Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj, Goshicë dhe Rrugën e “UÇK” në Viti si vatëra të përhapjes së infeksionit.

Komuna e Vitisë ka pranuar dje një vendim nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në të cilën serish lokalitet : Ramjan, Stubëll e Epërme, Pozheran, Skifteraj (Gjylekar), Goshicë dhe Rruga “UÇK” në qytetin e Vitisë, janë shpallur vatëra të përhapjes së infeksionit. Ndonëse sipas rezultateve të IKSHPK-së, qytetarët që më parë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 në lokalitetet Viti, Skifteraj dhe Goshicë tanimë veç se janë shëruar. Sipas këtij vendimi që është nënshkruar nga Arben Vitia, Ministër në detyrë i Shëndetësisë, ky vendim shfuqizon vendimin e datës: 19.04.2020 dhe vlen deri në një vendim tjetër.

Fotografia e Komuna e Vitisë
Fotografia e Komuna e Vitisë

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*