Dhjetë mostra të marra në Viti të gjitha Negativ

Spread the love

Siq njofton Vjollca Kadolli -Halili, sot nga dhjetë mostra të marra në komunën e Vitisë, të gjitha kanë dalur negativ.

Po ashtu edhe në nivel vendi ,janë testuar gjithsej 229 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ku 28 pacientë janë shëruar, dhe një ka dalur pozitiv.

Rasti pozitiv është nga komuna e Kamenicës (Poliçkë).

Postimi i Vjollca Kadolli -Halili :

VAZHDOJMË ME LAJME TË MIRA PËR VITINË EDHE SOT

Sot janë marrë 10 mostra nga Vitia, përfshirë 4 në klinikën infektive në Prishtinë.
Të gjithë kanë rezultuar NEGATIVË.
Edhe 2 persona të shëruar sot, shkon në 44 numri i të shëruarve në Viti.
Të shëruarat janë nga fshati Ramjan.

Edhe disa ditë dhe si duket po e mundim virusin në komunën tonë, falë bashkëpunimit të qytetarëve, punës së palodhur të institucioneve komunale dhe një përkushtimi e profesionalizmi të madh të punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së.
FALEMINDERIT TË GJITHËVE.

#BashkëDoTëIaDalim

Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti- Art Lajm

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*