Kadolli -Nga 23 Mostra në Viti, të gjitha Negative

Spread the love
Fotografia e Vjollca Kadolli

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli -Halili bënë me dije se sot nga 23 mostra të marra në këtë komunë te gjitha kanë rezultuar negativ.

Po ashtu kujtojm se në nivel vendi, sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej katër (4) raste, dhe janë sheruar 22 pacientë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.

Shkrimi i dr Vjollca Kadolli- Halili

VAZHDOJMË ME LAJME TË MIRA PËR VITINË

Sot nga Vitia janë marrur 23 mostra, ku 22 prej tyre ritestime dhe një rast i ri.
Të gjitha kanë rezultuar NEGATIVE.
Respektimi i rekomandimeve po sjellë rezultate.
Shpresojmë me lajme të mira të vazhdojmë edhe ditëve të ardhshme.
Sot kemi filluar me lehtësim të masave, mirëpo apeloj te qytetarët për respektim të distancës sociale.
Vetëm në këtë mënyrë e mundim virusin.

#MbaneDistancën
#KjoËshtëEVetmjaGjëQëNaShpëton
#BashkëDoTëIaDalim

Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti

ArtLajm

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*