Labi paralajmëron protesta nëse ndalohen dasmat, Robert Berisha i del në përkrahje

Spread the love
Labi paralajmëron protesta nëse ndalohen dasmat, Robert Berisha i del në përkrahje

Pas deklarimit nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe nga kreu i OEK Berat Rrukiqi, në lidhje me ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare si masë mbrojtëse nga infektimi me virusin COVID 19, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri.

Sipas Tahirit, këto veprime janë të ulëta dhe po ashtu dëmtojnë edhe këngëtaret e estradës të cilët tashmë i kanë datat e caktuara ku do të këndojnë e poashtu kanë marrë edhe kaparin.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka paralajmëruar edhe protesta në rast se merret një vendim i tillë.

Për këtë iniciativë të ish-deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri, në përkrahje ka dalur këngëtari Robert Berisha i cili po ashtu është shumë i kërkuar për të kënduar në dasma dhe ahengje të tilla që organizohen neper familjet në Kosovë, shkruan “Zëri.info”.

Roberti për “Zërin”, është deklaruar se e përkrah Labinot Tahirin derisa shteti jonë nuk ka mundësi t’i ndihmojë ata në lidhje me këtë situatë.

“ Ne jetojmë nga ky profesion, kemi shumë data të caktuara për dasma. Por nëse këto rregulla janë në të gjithë botën atëherë edhe ne duhet t’i respektojmë”, tha Berisha.

Sipas këngëtarit Robert Berisha, përveç artistëve dëmtohen shumë edhe shumë kameramanë e fotografë të cilët janë të angazhuar në këto ahengje.

“Sa i përket iniciativës që ka marrë kolegu Labinot Tahiri unë pajtohem me të, shumë biznese do të shkatërrohen sidomos ne artistët, këngëtarë, muzicient, kameramanë, fotografë etj”, u shpreh tutje Berisha.

Lexoni më poshtë reagimin e këngëtarit Labinot Tahiri pa ndërhyrje:

REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!

Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!

1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!

2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €

3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?

4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!

Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.

A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?

Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!

Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.

Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!

Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e ESTRADES

Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*