Drita jep pagat e muajit prill, futbollistet me një gjest fantastik për klubin

Spread the love
Zyrtare: Drita përforcohet me mesfushorin e Superligës shqiptare ...

Klubi Futbollistik “Drita” vazhdon të tregojë fuqinë e saj financiare edhe në kohë pandemie. ‘Bardhekaltërit’ ka zbatuar pagat e futbollistëve, stafit teknik dhe stafit të klubit edhe për muajin prill, megjithëse ende nuk ka përfunduar muaji, mëson Gazeta “Sheshi”.

Drejtuesit e klubit gjilanas kishin përgatitur pagat e plota edhe për këtë muaj, por me vetë iniciativën e futbollistëve ata kanë pranuar t’i ndalin 30% të pagave.

Një veprim i jashtëzakonshëm i futbollistëve ‘bardhekaltër’ të cilët kanë shpërblyer në një formë korrektësinë e drejtuesve të klubit të cilët kanë treguar gatishmërinë dhe përgjegjësinë financiare ndaj tyre edhe në këtë kohë pandemie.

Futbollistët të cilët kanë pagesë më të vogël se 500 euro nuk janë prekur fare dhe si të tillë rrogën do ta pranojnë të plotë.

Kujtojmë që Drita ishte klubi i parë në vend që ndau pagat e plota për futbollistët në muajin e kaluar edhe pse shumë klube të tjera në vend kishin vendosur për t’i përgjysmuar ato.

Nga ardhja e drejtuesve të rinj në klub, duket se gjilanasit telashen më të vogël i kanë financat, duke u shquar si njëri ndër klubet më korrekte në vend.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*