Pse Albin Kurti nuk u distancua nga deklaratat kundër UÇK’se të Shkelzen Gashit?

Spread the love

Pse Albin Kurti nuk u distancua nga deklaratat kundër UÇK’se të Shkelzen Gashit?

Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, e shkarkoi sot Këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin, i cili u përfshi në deklarata kontroverse për krimet e kryera ndaj civilëve serbë, malazezë, boshnjakë e romë. Mirëpo, në njoftimin për shkarkim, Kurti në asnjë fjalë nuk u distancua nga pohimet e ish-këshilltarit të tij politik.

Express

Kur Albin Kurti emëroi Shkëlzen Gashin për Këshilltar Politik, në njoftimin e publikuar në Fb, shkruante fjalë të mira për te. Ia kishte përmendur punimet e kapitujt e librave që kishte shkruar për marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Kurti e njihte prej kohësh njërin prej themeluesve të VV’së dhe i njihte edhe qëndrimet e tij publike, ku përmes shkrimeve, denonconte ‘krimet e ushtarëve të UÇK’së’.

Politologu Gashi u bë bashkë me Kurtin në Zyrën e Kryeministrit ky shërbeu si Këshilltar politik pak më shumë se një muaj, pasi sot, Kryeministri i shkarkuar shkarkoi atë.

Krejt këtë veprim Kurti e mori pasi Gashi deklaroi të premten se krimet ndaj civilëve të minoriteteve i kanë kryer ushtarët e UÇK’së e jo ndonjë pjesëtar i shoqërive artistike.

Në letrën e shkarkimit, Kurti s’bën asnjë distancim nga deklaratat e Gashit. Në njoftim, Kurti tha se ia çmon mendimin kritik dhe e falënderon për bashkëpunimin dhe i kërkon që debatet t’i vazhdojë në një pozicion tjetër jo nga ai i qeveritarit.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, shkroi Shefi i shkarkuar i Qeverisë.

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.

Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.

Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.

Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty.

“Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës. Prandaj, për mos me dhanë përgjegjësi për çështjen e të zhdukurve, ish-liderët e UÇK-së – shumë prej të cilëve edhe të korruptuem – mund të bëjnë, qysh e dëshmon e kaluemja e tyre, lëshime të mëdha në pikën kryesore të këtyre negociatave: me e nënshkruejtë statusin ‘europian’ për sërbët e Kosovës”, shkruante Gashi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*