Revoltohen garda e vjetër e LVV’së

Spread the love

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit. Gashi në emisionin Frontal të T7, akuzoi publikisht Ushtrinë Clirimtare të Kosovës se ka kryer krime lufte.

 Durmishi luti Kurtin ta shkarkojë Gashin sonte, duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

Hysen Durmishi Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte. Shkëlzen Gashi kurr nuk bëhet njeri. Ai i tillë si sonte ka qenë edhe në vitin 2005, dhe kjo ka qenë arsyeja pse është larguar nga Lëvizja

Gjithashtu, edhe kandidatja për deputete nga radhët e VV’së, Mimoza Shala, reagoi duke kërkuar shkarkimin e Gashit.

Mimoza Shala E dëgjova deklaratën e Shkelzen Gashit. Skandaloze Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës ❤️

Përvec këtyre, ka reaguar edhe kryetari i OVL UCK’së, Hysni Gucati, duke thënë se Gashi po e bën avokatin e Serbisë.

Gjithashtu, edhe Andin Hoti, djali i atdhetarit Ukshin Hoti, reagoi ndaj tij duke e quajtur Gashin “zagar”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*