Haliti: Vitia 43 ditë në izolim, sfidë menaxhimi i situatës me koronavirus

Spread the love
Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 94274955_3013481218697919_8677503301513641984_o.jpg

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy zëvendës ministrat në detyrë të Qeverisë, Fatbardha Emini nga MAPL-ja dhe Bajram Gecaj, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, Kolonel Elmina Mahmuti dhe Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili. Gjatë këtij takimi, Haliti, i njoftoi ata me gjendjen aktuale, numrin e të infektuarave dhe gjendjen e tyre shëndetësore si dhe me masat dhe veprimet që po i ndërmerrë komuna në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit pandemik COVID-19.

Ai tha se për këto 43 ditë në izolim, komuna e Vitisë është ballafaquar me vështirësi në menaxhimin e situatës së krijuar, për shkak të furnizimit jo të mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme të punëtorëve shëndetësor dhe për shkak të rritjes së numrit të familjeve me gjendje të renduar sociale. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka funksionuar shumë mirë duke trajtuar aspektin e sigurisë, shëndetësisë dhe atë social.

Ndërkohë, ai ka kërkuar mbështetje më të madhe nga niveli qendror për fazën e ardhshme të përballjes me pandeminë. zv.ministri Gecaj ka përgëzuar institucionet komunale të Vitisë dhe është shprehur i befasuar që komuna e Vitisë, nuk është ndihmuar sa duhet, për faktin që ka qenë komuna e parë e prekur nga virusi pandemik. Zv.ministri Gecaj u interesua po ashtu me gjendjen dhe kushtet e punës së Policës dhe Zjarrfikësve në Viti. Ndërkaq, Fatabardha Emini, zv. ministre në MAPL, tha se gjatë këtij takimi ka marrë kërkesat dhe nevojat e komunës së Vitisë, të cilat do të adresoj në nivelin qendror. Më pas, ky delegacion ka vizituar Stacionin Policor në Viti, për t’u njohur me gjendjen dhe kushtet e punës së zyrtarëve policorë.InfoPlus

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*