Familja e motoristit që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjilan ia fal gjakun familjës nga Ferizaji

Spread the love
Familja e motoristit që vdiq në aksidentin e rëndë në Gjilan ia fal gjakun familjes nga Ferizaj

Familja e 26-vjeçarit Debatik Huruglica nga Gjilani, që vdiq si pasojë e një aksidenti me motoçikletë më datën 10 prill, ia ka zgjatur dorën e pajtimit familjes nga Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur një anëtar i familjes Huruglica për “Express”.

“Familja jonë Huruglica sot ia fali gjakun familjes tjetër ferizajase”, ka deklaruar ai.

Më datën 10 prill, rreth orës 12:00, 26-vjeçari Debatik Huruglica ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.

“Sot, më 10 prill 2020, rreth orës 12:10, në rrugën ‘Halim Orana’ në Gjilan, ka ndodhur një aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete, sipas mjekut kujdestar. Edhe drejtuesi i automjetit (1995) ‘Opel Corsa’ ka pësuar lëndime dhe për momentin është në kurim e sipër në Spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës – njësitet e trafikut janë duke i udhëhequr hetimet rreth këtij rasti të rëndë, që na ka tronditur të gjithëve”, kishin deklaruar nga Policia.Info Plus

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*