Kryetari Haliti uron besimtarët në prag të fillimit të Ramazanit

Spread the love
Fotografia e Komuna e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë besimtarët, në prag të fillimit të Ramazanit.

Në emër të Komunës së Vitisë Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarëve, ju uroj për fillimin e muajit të Ramazanit, me dëshirën që solidariteti, paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojnë në mesin e njerëzve. Urojmë që në këtë muaj secili agjërues me zemër e me shpirt është më pran njëri-tjetrit. Është muaj i dhembshurisë dhe respektit si dhe i lartësimit të vlerave shpirtërore e njerëzore. Urojmë të kaloni agjërim në mënyrën më të mirë dhe më të lehtë të mundshme, në këtë kohë të vështirë pandemie për të gjithë. Solidariteti ynë nuk do të mungojë, por do të jetë edhe më i theksuar. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*