Kimete Berisha: Hashim Thaçi e ka problem çdo fjalë që fillon me ‘P’

Spread the love

Kimete Berisha: Hashim Thaçi e ka problem çdo fjalë që fillon me ‘P’

23 PRILL 2020

Kimete Berisha dhe Hashim Thaçi

Opinionistja Kimete Berisha, përmes një postimi në Facebook, kësaj radhe ka folur për fjalët se si i shqiptojnë kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi.

Berisha për Kurtin thotë se, emrin e koronavirusit e shqipton si një fjalë të vetme, si me qenë një farë gruaje e vjetër dhe misterioze.

Ndërsa, për presidentin Hashim Thaçi Berisha pohon se ka problem me secilën fjale që fillon me shkronjën P.

Për më shumë, lexojeni postimin e Kimete Berishës:

Albin Kurti e shqipton emrin e Corona Virusit (jo si një fjalë e vetme), por me emër e me mbiemër, si me qenë ‘ajo’ naj farë gruaje e vjetër dhe misterioze, e katandisur me sheshir dhe e martuar te Virust.

Veç zonja Korona, ende nuk i ka thënë.

E, Hashim Thaçi kur thotë ‘panik’ dhe ‘prill’, duket sikur po flet për elemente kimike.

Kur thotë ky ‘panik’, i mbetet K-ja varur në gjuhë, thu’ ti zhdrypi prej qiellit zbuluesi i frikës së madhe, zoti.Panik.

E kur thotë ‘Prill’, e then guhën edhe më shumë dhe sharron te I-ja.

I del problem këtij me çdo fjalë që fillon me P.

Venerone.

P-yhin e ka zor me diciplinu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*